Shkoni vendndodhjen më të afërt të RAEA Financial Services (Shih lokacionet) dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifikimi (Kartë Identiteti, Pasaportë).
Specifikoni emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë, shumën e pritur të parave.
Për të vazhduar me transaksionin, operatori do të kontrollojë të dhënat tuaja dhe dokumentin e identifikimit. Pasi të jetë siguruar se paratë janë të vlefshme për t’u tërhequr dhe të dhënat tuaja janë në rregull, atëherë operatori do të printojë një faturë “tërheqje parash” për t’u firmosur nga ju.
Pasi të verifikojë transaksionin, operatori do t’ju dorëzojë shumën e parave dhe faturën tuaj. Ne ju sugjerojmë që shumën e parave të pranuara ta numëroni me kujdes sepse reklamacionet e mëvonshme nuk pranohen.