Politikat gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e të dhënave, standardet dhe proceset zbatohen për mbrojtjen e të dhënave të përfhsira në operacionet ditore. Politikat sigurojnë pajtueshmërinë me të gjitha rregullat përkatëse ligjore, të cilat mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga një vend në tjetrin.
Masat parandaluese dhe kontrollet e plota ndihmojnë në ruajtjen e të dhënave dhe mos shkeljen e rregullave të mbrojtjes së të dhënave. Ne gjithmonë hetojmë ankesat e klientëve. Ne sigurojmë trajnime të rregullta me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e të dhënave midis stafit tonë dhe për të siguruar përputhshmërinë me rregulloret. Raea Financial Services punon ngushtë me një rrjet ekspertësh globale për mbrojtjen e të dhënave në kuadër të zbatimit te ligjeve vendase dhe të huaja.
Korniza e njësisë së parandalimit të pastrimit të parave
Njësia e Parandalimit të Pastrimit të Parave, është pjesë organizative e Departamentit të Menaxhimit të Riskut në RAEA FINANCIAL SERVICES . Nëpërmjet kësaj Njësie ne sigurohemi për zbatimin e procedurave dhe akteve ligjore dhe nënligjore që lidhen me parandalimin e pastrimit te parave dhe luftës kundër financimit të terrorizimit apo krimit financiar për të gjitha shërbimet e ofruara në RAEA FINANCIAL SERVICES. Njësia është përgjegjëse për:
Përdorimi i indikatorëve për vlerësimin e punonjësve të konsideruar me risk
Si pjesë e politikës së menxahimit të riskut, vendosja e indikatorëve shihet si marrja e masave objektive për të vlerësuar respektimin nga punonjësit për politikat dhe proceset e rrezikut. Kjo i lejon menaxherët e lartë të përcaktojnë / masin rrezikun në mënyrë më efikase. Punonjësit të cilët nuk ndihmojnë apo pengojnë verifikim e të dhënave të mbedhura dhe vlerësimin ë tyre sipas indikatorëve , konsiderohen se kanë shkelur një politike apo proces në fuqi ndaj mbahen ne vijim në monitorim. Nëse vërehen raste të tjera ateherë penalizimi është i njëjtë sikurse të jetë vetë pjesëmarrës në transaksionin i cili është në shkleje të ligjit.
Politika për njohjen dhe vlerësimin e klientëve
Ne kemi zhvilluar procedura efektive për vlerësimin e klientëve (Njih klientin tënd). Kjo procedure shoqërohet me një proces për vlerësimin e klientëve të rinj në mënyrë që të lehtësohet mbikqyrja e plotë. Për më tepër ajo na vjenë në ndihmë për të minimizuar rreziqet që lidhen me pastrimin e parave, financimit të terrorizmit dhe krime të tjera ekonomike. Procedurat tona per njohjen dhe vlerësimin e klinetit fillojnë me kontrolle intensive para se të pranojmë të operojmë me një klient dhe të vazhdojë në formën e rishikimeve të rregullta. Procedurat tona nuk zbatohen vetëm për individët dhe bizneset që janë ose mund të bëhen partnerët tanë të biznesit të drejtpërdrejtë, por edhe për njerëzit dhe subjektet që qëndrojnë pas tyre, ose janë të lidhura në mënyrë indirekte me ta.
Programi i parandalimit të pastrimit të parave
Programi ynë i kundër pastrimit të parave siguron mbështetje të fortë për përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe akteve të tjera kriminale. Ne vëzhgojmë klientët dhe transaksionet aktuale duke përdorur procedura të përpikta dhe një sistem të automatizuar të monitorimit nëpërmjet programeve. Standardi kundër pastrimit të parave në RAEA FINANCIAL SERVICES është në përputhje me ligjin dhe udhëzimin aktual të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave dhe udhëzimet e autoriteteve mbikëqyrëse. Gjithashtu është në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit të shteteve me të cilat bashkepunohet për kryejen e shërbimit të transfertave të parave.
Politikat tona për parandalimin e pastrimit të parave zbatohen në të njëjtën formë për të gjithë agjentët tanë kudo ku ata operojnë. Gjithashtu të gjithë punonjësit tanë kanë njohuri dhe kanë marrë trajnimet e nevojshme për të parandaluar transksione me qëllim pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit. Për tu siguruar mbi aplikimin e politikave më të mira në këtë kuadër ne rifresokjmë në mënyrë të vazhdueshme të gjitha rregulloret, procedurat e manualet tona.
Programi ynë i parandalimit të pastrimit të parave përfshin:
Trajnime të vazhdueshme të stafit dhe të agjentë