 
                            
                        Raea Financial Services Sh.P.K. është themeluar në vitin 2016 si Institucion Financiar J.B. dhe është licencuar nga Banka e Shqipërisë (BSH) në kryerjen e shërbimeve financiare.
Raea Financial Services është kompani e specializuar në shërbime financiare, aktivitetin e saj e zhvillon në mbarë Shqiperine. Raea Financial Service ofron një game të gjerë të shërbimeve:
RAEA FINANCIAL SERVICES eshte Institucion  financiar, I cili në qendër të veprimtarisë  së tij ka klientin. Sllogani yne: “Sepse ju kurseni me Raea”   shpreh  qartë që ne kemi përgjegjësine, seriozitetin, profesionalizmi dhe integritetin  që në veprimtarine tonë të rrisim besimin e klientëve, të partnerëve tanë si  dhe imazhin e mirë te RAEA FINANCIAL SERVICES.
  
  Synimi jone mbeshtetet ne Parimet e biznesit të Raea  Financial Services.
Parimet pasqyrojnë atë cka ne besojmë dhe synojmë të  arrijmë. Jetësimi i tyre në veprimtarinë tonë ndihmon në përballje dinjitoze  ndaj konkurrentëve,  gjithmone duke ecur  me hapin e kohës. Cdo parim është i rëndësishëm dhe ne jemi koshient që  strategjia jonë do ti japë jetë një Kulture te re me baze pergjegjesitë sociale.
  Parimet tona janë  të  panegociushme dhe cdo punonjës I Raea duhet t’i zbatojë ato në veprimtarinë e  tij. Parimet e biznesit te Raea Financial Services bëjnë të mundur kryerjen e  shërbimeve në cilësi të lartë dhe  ndihmojnë klientët tanë të mirëadministrojnë  të ardhurat e tyre.
MISIONI I RAEA FINANCIAL SERVICES
Institucioni ynë financiar, në qendër të veprimtarisë së  tij ka njerëzit dhe besimin. Ne jemi të vendosur të krijojmë vlera maksimale në  shërbimin ndaj klientëve pasi suksesi ynë është i lidhur ngushtë me suksesin e  klienteve tanë. Ne i ndërtojmë produktet dhe shërbimet tona duke i dhënë  prioritet kërkesave dhe objektivave të tyre kështu që klientët tanë të kenë një  eksperiencë fantastike dhe një jetë sa më të thjesht.
  Kjo gje do te jetë në vazhdimësi baza për  zhvillimin e standarteve ku e ardhmja  financiare te jetë e sigurtë.
  Përgjegjësia, serioziteti, profesionalizmi dhe integriteti  në veprimtarine e Raea Financial Services garantojne besimin e klientëve dhe të  partnerëve si dhe ruajnë imazhin dhe emrin e mire te Raea Financial Services sh.p.k.